Spahia:Është çnjerëzore të mbulosh dështimin duke fajësuar herë mjekët e herë qytetarët 

Spahia:Është çnjerëzore të mbulosh dështimin duke fajësuar herë mjekët e herë qytetarët 

67
0
Shares

Ish-deputeti Bardh Spahia e ka kosideruar çnjerëzore përpjekjet e Ministres së Shëndetësisë për të mbulosh dështimin duke fajësuar qytetarët.

Ai e ka konsideruar tallje shprehjen e Manastirliut në parlament “Mos ejani vonë në spitale..” pasi dihet që asnjë nga qytetarët i prekur me koronavirus nuk mund të shkojë në spitale, pasi është Urgjenca Kombëtare ajo që përcakton nëse një person i infektuar do të shtrohet apo jo.

“Mirë që i kanë braktisur mjekët e qytetarët në këtë betejë me një virus vdekjeprurës por edhe tallen me ta, pa pikë turpi! Me zë e figurë ministrja e shëndetësisë paska fajësuar qytetarët që sipas saj shkokan me vonesë në spitale!!! “Mos ejani vonë në spitale…“ ka thënë Ogerta sot në parlament”. Të mos e dijë vallë Ogerta se asnjë qytetar i prekur me Covid-19, nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, se thjesht nuk e qasin, pasi kohën e shtrimit në spital e përcakton vetëm Urgjenca Kombëtare, 127-a? Natyrisht që këtë Ogerta e di shumë mirë! E di sepse vetë mjekët e dy spitaleve Covid ankohen për sjelljen në spital të pacientëve në gjendje të rënduar, duke sjellë bilancin fatkeq të vdekshmërisë gati 100% të pacientëve në intubim! Se kush vendos shtrimin në spital këtë e di mirë secili nga pacientët e familjarët që ka patur atë eksperiencë të vështirë!
Të tentosh të mbulosh DESHTIMIN e plotë duke ua faturuar qytetarëve me vonesën e shtrimit në spital është tallje e pacipë me ta dhe është më së paku cnjerëzore! Por ky rregjim nuk njeh model tjetër e prandaj do shembet më 25 Prill!” tha Spahiu.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY