Dy të rinj në Dibër janë arrestuar pasi kanë goditur me sende të forta një bashkëmoshatarin e tyre.
Policia ka njoftuar që 18-vjeçari A.T., dhe 19-vjeçari D.D., 19 vjeç janë vënë në pranga pasi pas një konflikti për motive të dobëta, bashkë me dy persona të tjerë kanë lënduar një 17-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Peshkopi dhe A. T., dhe D. D., do procedohen penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Dibrës për hetime të mëtejshme.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/