Koronavirusi merr 10 jetë ndersa 656 të infektuar në 24 orët e fundit. Nderkaq 321 persona jane sheruar.
Njoftimi i ministrise se Shendetesise:
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën; 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave nga 44 në 85 vjeç.
Sot janë kryer 2.174 testime, prej të cilave 397 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
131 raste në Tiranë, 78 në Lezhë, 47 në Gjirokastër, 46 në Krujë, 44 në Durrës, 31 në Vlorë, 28 në Berat, 27 në Sarandë, 24 në Elbasan, nga 22 raste në Kavajë, Përmet, 18 në Kukës, nga 17 raste në Kurbin, Lushnje, nga 16 raste në Librazhd, Gramsh, 15 në Tropojë, 12 në Pukë, 11 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Tepelenë, Kolonjë, nga 5 raste në Mat, Bulqizë, 3 në Korçë, 2 në Dibër, nga 1 rast në Fier, Pogradec, Delvinë, Peqin, Kuçovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.352 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rregullat, për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.
Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
COVID-19 – Statistika (26 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 656
Të shëruar ne 24 orë 321
Të shtruar në spitale 469
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 2.174
Testime totale 182.016
Raste pozitive 35.600
Raste të shëruara 17.352
Raste Aktive 17.495
Humbje jete 753
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8904
Fier 1360
Durrës 1312
Korçë 953
Vlorë 875
Shkodër 870
Elbasan 827
Lezhë 757
Berat 524
Gjirokaster 551
Kukës 392
Dibër 170
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/