Postierët e OFL kanë shpërndarë formularët e rradhës tek persona të dënuar për krimet ë rënda.
Sot ishin në rradhë personat e dënuar Amant Sadikaj, Sinan Prenika, Anxhelo(Fatjon) Demiri, Eduart Karaj, Alfred Lleshaj, Sokol Djegesina (Pjollaj) dhe Edmond Mamushi.
Njoftimi i policise:
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Amant Sadikaj banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë;
Sinan Prenika banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Anxhelo(Fatjon) Demiri banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Eduart Karaj banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
Alfred Lleshaj banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Sokol Djegesina (Pjollaj) banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Edmond Mamush banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/