Argjentina do të mbajë tre ditë zi kombëtare në nder të kujtimit të Diego Armando Maradonën i cili ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare për shkak të arrestit kardiak.
Edhe futbolli do të nderojë Maradonën duke mbajtur një minutë heshtje në të gjitha fushat ku do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve të planifikuara për ditën e sotme dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës që janë planifikuar për nesër.
Para dy javësh Maradona iu nënshtrua një operacioni për të hequr mpiksjen e gjakut në tru dhe ia doli me sukses. Maradona kishte personel mjekësor që e mbanin nën vëzhgim në shtëpinë e tij, por nuk ia doli ti mbijetonte arrestit kardiak.
Maradona, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, njihet edhe si “El pibe de oro” djali i artë.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/