Publikohen pamjet e ekzekutkmit te Adriatik Treses

Publikohen pamjet e ekzekutkmit te Adriatik Treses

217
0
Shares

Mediat në Ekuador kanë publikuar fotot pas ekzekutimit të 45-vjeçarit shqiptar Adriatik Tresa.

Autoritetet në Guayaquil, qyteti ku jetonte Adriatik Tresa thane se ai po hetohej si pjesë e një karteli mjaft të rrezikshëm që trafikonte drogën dhe shkak dyshojnë prishjen e pazareve.

Autoritetet kanë ndaluar edhe kunatën e Adriatik Tresës, një vajzë nga Ekuadori, pasi ka fshehur celularët dhe disa dokumente të rëndësishme, që policia në Guayaquil dyshon se kanë lidhje me kokainën.

Adriatik Tresa me orgjinë nga Tirana, jetonte prej vitesh në Guayaquil të Ekuadorit. 45-vjeçari nuk rezulton i dënuar në Shqipëri, por është pjesë e një liste shqiptarësh që jeton në Amerikën Latine dhe që shpesh janë të skeduluar si pjesë e grupeve të trafikut të kokainës.

Tresa u ekzekutua nga një skuadër policësh të rremë, të cilët u futën brenda kompleksit të rrethuar me roje, dhe që cilësohej si zona e të pasurve në Guayaquil. Sipas autoriteteve vendase, kjo ishte e vetmja formë që vrasësit mund t’i afroheshin Adriatik Tresës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY