Basha: Ramës iu deshën dy ditë të manipulojë faktet për vdekjet nga...

Basha: Ramës iu deshën dy ditë të manipulojë faktet për vdekjet nga COVID, askush nuk e beson më

41
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter, ka theksuar faktin që Ramës iu deshën dy ditë për të manipuluar faktet pas denoncimit se ka gënjyer për numrin e viktimave të Covid, por që askush nuk e beson më, pasi sipas tij është e qartë se kush po gënjen.

“Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë“, shkruan Basha në Twitter.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY