Rama takim me ministrin e Jashtëm italian Di Maio: Italia do na...

Rama takim me ministrin e Jashtëm italian Di Maio: Italia do na ndihmojë për vaksinën

36
0
Shares

Kryeministri Rama ka pritur në një takim Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. Në një konferencë për mediat ai tha se Italia është pranë Shqipërisë në momentet më të vështira si dhe në këtë moment për të siguruar vaksinën anticovid.

“U gjendën brenda shumë pak kohe në zonën e fatkeqësisë duke sjellë shpresë dhe duke shpëtuar jetë njerëzish. Nuk mundem të mos e kujtoj këtu edhe përfshirjen e mikut tonë Luigi Di Maio dhe kryeministrit Conte duke shprehur mbështetjen maksimale edhe në Konferencën e Donatorëve. Sot ndajmë së bashku edhe eksperiencën që po ndan e gjithë bota të përballjes me armikun e padukshëm, COVID-19. Dua ta falenderoj ministrin për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vendosur në lëvizje. Siç e kam thënë edhe më parë, Italia falë lidhjes që ka me Shqipërinë është pranë nesh, siç është dhe BE pranë Ballkanit Perëndimor. Sot kemi folur me ministrin për temën e bashkëpunimit. 10 vjet si sot është nënshkruar partneriteti strategjik Shqipëri-Itali.

E fundit, por jo nga rëndësia, dua ta falenderoj ministrin personalisht, është i angazhuar jo thjesht politikisht por edhe personalisht për të qenë avokat i shkëlqyer i integrimit në BE të Shqipërisë” – Rama.

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, u shpreh këtë të premte se vlerëson faktin e Shqipërisë që përpiqet që të përafrojë legjislacionin e saj me atë europian.

“Ne vlerësojmë faktin që përpiqet ta përafrojë legjislacionin e saj me atë europian. Italia do të vazhdojë të mbështesë kryesimin e radhës së OSBE-së nga Tirana, për arritjen e vendimeve të rëndësishme në luf tën kundër korrupsionit. Uroj që vendet tona të bashkëpunojnë edhe në kuadër të forumeve të ndryshme ku jemi pjesë. Në këtë kuadër përcaktimi i mekanizmit të koordinimit në plan ndërkombëtar dhe kombëtar mund të futen në një lu ftë sa më efikase ndaj korrupsionit. Ne përpiqemi që të mbështesim Shqipërinë në këtë sfidë, lidhur ngushtë edhe me mbështetjen tonë të fuqishme në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Jemi të bindur se me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar Shqipëria mund ta fitojë këtë sfidë për të ardhmen. Pas kësaj vizite time në Tiranë unë mund të shpreh se Shqipëria mund të mbështetet tek Italia dhe të gjithë bashkë mund të shohim me vëmendje me besim drejt BE-së”, tha Di Maio, gjatë një tryeze bashkë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për luftën kundër korrupsionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY