Sot 7 vite nga aksidenti tragjik që i mori jetën politikanit të njohur të Partisë Demokratrike, Sokol Olldashi, ai kunjohet nga familja, miqtë e shumtë të tij në politikë e jashtë saj. Ai u nda nga jeta në një aksident tragjik, teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.
Pas 7 vitesh, nëna e Sokol Olldashit shkruan se ndjen dhimbje pafund për të birin. “Të kam përditë në kujtime” shkruan Kozeta Mamaqi për të birin e ndjerë.
“Sot unë kam vetëm lot, lot malli pafund, dhimbje pafund për ty biri im. 7 vite pritje pafund. Të dua pafund Koli im, kudo qofsh. Unë të kam përditë në kujtime, që nga hapat e parë, belbëzimet e para, e gjer atë mbasdite, që të përcolla”, shkruan në mesazhin e saj nëna e Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi.
Edhe miku i tij, ish-deputeti Igli Cara ka ndarë këtë video në Facebook, me një moment kur ata shfaqen bashkë, teksa shkruan: “Vitet kalojnë e mungesa jote ndjehet akoma më shumë”.
https://www.facebook.com/igli.cara.9/videos/1714889715353853/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/