COVID/ Ndahet nga jeta aktori i njohur fierak

COVID/ Ndahet nga jeta aktori i njohur fierak

215
0
Shares

Aktori i njohur i teatrit dhe estradës së Fierit, Fatmir Xhelili, humbi sot jetën si pasojë e infektimit me covid ndërkohë që Xhelili vuante edhe nga një sëmundje bashkëshoqëruese.

Xhelili ishte shtruar në spitalin Infektiv prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte rënduar.

Lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Aktroi Fatmir Xhelili ka në repertorin e tij rreth 180 role dhe ka marrë gjithsej katër cmime të para si aktori më i mirë. Ka luajtur te “Fejesa” e Cehovit, “Një budalla e gjysëm”, I burgosuri i katit 15, apo edhe dramat “Pazari”, “Vite te Paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regjizor emra të njohur si Serafin Fanko, Dhimitër Orgocka, Gëzim Kame etj./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY