Humb jetën nga covid Patriarku i Kishës serbe

Humb jetën nga covid Patriarku i Kishës serbe

65
0
Shares

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej humbi jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.  Irinej u shtrua në një spital të Beogradit gjatë mbrëmjes së 4 nëntorit, pasi më parë kishte dalë pozitiv me Covid-19.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi më 17 nëntor se gjendja e patriarkut ishte e qëndrueshme, por më pas, më 19 nëntor gjendja e Irinejt u përkeqësua.

Më 1 nëntor, udhëheqësi shpirtëror i serbëve ortodoksë lindorë, Irinej, priu funeralin dhe liturgjinë para varrimit të Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, e cila u ndoq nga mijëra besimtarë.  Në varrim priftërinjtë, shumica e besimtarëve, si dhe disa politikanë, nuk vunë maska dhe as nuk respektuan distancën fizike. Task Forca e Sëmundjeve Infektive të Malit të Zi dënoi me forcë “shkeljen drastike të masave kundër pandemisë”.

Patriarku i 45-të i Kishës Ortodokse Serbe u zgjodh në këtë post në janar të vitit 2010.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY