DURRES/ Ne pranga dy persona te denuar per trafik ne Itali

DURRES/ Ne pranga dy persona te denuar per trafik ne Itali

60
0
Shares

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia ne Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, i koordinuar nga Departamenti i Policisë Kriminale.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasve:

Ilir Plaku, 55 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit në Cagliari/Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 12 ditë burgim, për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Rezistencë ndaj punonjësit publik”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Braniol Liço (Ago), 45 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit në Brescia/Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikim ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY