Miratohet ligji për plehrat, Basha paralajmëron ankimin në Kushtetuese

Miratohet ligji për plehrat, Basha paralajmëron ankimin në Kushtetuese

73
0
Shares

Është miratuar në Kuvend ligji për mbetjet.
Me 63 vota pro, 27 kundër dhe 4 abstenime, ky ligj i shumë-debatueshëm është miratuar sonte.
Menjëherë pas këtij votimi, kreu i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan, paralajmëroi ankimin e këtij projektligji në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë, nën thirrjet “plehra.., plehra” adresuar deputetëve, pjesëtarët e shoqërisë civile të mbledhur para parlamentit, kanë vijuar protestën e tyre edhe pas votimit.
Kuvendi votoi sot edhe rrëzimin e dekretit të presidentit për Ligjin e Sigurisë Publike, i njohur ndryshe si ligji i kamerave. Ky dekret u rrëzua me 73 vota pro dhe 26 kundër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY