Greg Rama i infektuar me covid, u mjekua edhe te senatoriumi

Greg Rama i infektuar me covid, u mjekua edhe te senatoriumi

176
0
Shares

Greg Rama, i biri i Kryeministrit Rama, është prekur nga koronavirusi dhe se i është dashur të frekuentojë edhe spitalin COVID 2.

Gregu thotë se ka shkuar në spitalin e Sanatoriumit ku ka bërë disa analiza dhe më pas ka marrë mjekim në shtëpi dhe momentalisht gjendja e tij paraqitet shumë e mirë.

Postimi i plotë:

Një falenderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë!

Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht.

U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë!

Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY