Komiteti i Eksperteve: Edhe 25% e kapaciteteve spitalore eshte ende e lire

Komiteti i Eksperteve: Edhe 25% e kapaciteteve spitalore eshte ende e lire

73
0
Shares

Momiteti i Eksperteve lajmeroi sot se kapacitetet e spitaleve jane ngushtuar shume.

”Deri tani jane te lira vetem 25% e kapaciteteve e spitalore”, tha Albana Fico deejtore e ISHP duke alarmuar keshtu nevojen per te shtrire sherbimin edhe ne spitale rajonale.

Deklarata e plote:

Komiteti Teknik i Ekspertëve po monitoron me vëmendje situatën e COVID 19 dhe ecurinë e epidemisë në vend ndërsa vijon puna per testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve te dyshuara dhe kontakteve te tyre.

Ashtu sic kemi bere me dije cdo dite ne raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar por ne nje nivel risku te shtuar per arsye te rritjes se rasteve positive ditore shprehur qarte me nje rritje te incidences 14 ditore  ne 243 raste per 100 mije banore. Numri total I rasteve aktive ka pesuar rritje ne 504 per 100 mije banore.

Numri i pacienteve ne spitale ka pesuar rritje krahasuar nje jave me pare.

Ne tre spitalet covid jane shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve jane ende te lira ne kater strukturat e dedikuara per trajtimin e rasteve nderkohe qe skenaret e perfshirjes se spitaleve rajonale jane gati ne momentin qe do kete ezaurim te kater spitaleve Covid.

Terapite intensive kane nje numer te qendrueshem te pacienteve ne kujdes intensive. % e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve eshte 2,2%.

Komiteti teknik i eksperteve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit te të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas oren 22 te darkes, nisur nga vleresimi ne dinamike i situates, ka vleresuar se eshte e nevojshme te kete masa shtese te intensitetit mesatar per te frenuar perhapjen e infeksionit.

Ne mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Eksperteve, pasi kemi analizuar situaten dhe risqet, ecurine e epidemise ne vend dhe pergjigjen e qytetareve ndaj masave te ndermarra dhe kemi vendosur:

Te ndalohen grumbullimet me me shume se 10 persona ne vende te hapura dhe te mbyllura; Te ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet; Konferencat, ceremonite e festave, ceremonite martesore dhe organizimet pertej familjare te ceremonive mortore, deri ne nje urdher te dyte

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY