Klodian Zoto, kerkesa per perpunimin e mbetjeve te rrezikshme

Klodian Zoto, kerkesa per perpunimin e mbetjeve te rrezikshme

416
0
Shares

Kompania “Integrated Energy BV” me drejtues Klodian Zoto, ka kërkuar në muajin Shkurt të këtij viti që të shtrijë aktivitetin e saj dhe në përpunimin e mbetjeve të rrezikshme.

Në muajin Shkurt të këtij viti, kompania e Klodian Zotos, përmes përfaqësuesit të saj Giuseppe Ciafaglione, kërkon një deklaratë mjedisore për projektin “Landfill i mbetjeve të rrezikshme joaktive”.

Por Agjensië së Mjedisit, kompania në fjalë nuk i plotëson kushtet për të përpunuar mbetje të rrezikshme, ndërkohë që në inceneratorin e Tiranës në asnjë rast nuk thuhet se do të bëhet dhe përpunimi i këtyre mbetjeve.

Por pavarësisht këtij qendrimi të mbajtur nga Agjensia e Mjedisit, Zoto duket të jetë i palëkundur në kërkesën e tij, dhe ka nisur nga puna në terren për të bërë të mundur trajtimin e mbetjeve të rrezikshme.

Në një dokumentar që është transmetuar në disa media në vend, me siguri kundrejt pagesave me shuma marramendëse, përfaqësuesi i kompanisë “Integrated Energy”, Elton Bualli, tregon se gropa për trajtimin e mbetjeve është bërë gati.

Ai thotë se kjo do jetë një risi për Shqipërinë, ndërkohë që në asnjë rast nuk e përmend refuzimin që është bërë për mbetjen e rrezikshme nga Agjensia e Mjedisit, raporton faxweb.

Sikur të mos mjaftohej me kaq, Zoto ka çuar një padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, në muajin Shtator të këtij viti, ku kompania koncensionare kërkon “Deklarimin e paligjshëm dhe shfuqizimin tërësor të aktit administrativ ‘Refuzim Deklaratë Mjedisore’ për zhvillimin e projektit “Ndërtimi i landfillit të mbetjeve të rrezikshme jo radioaktive”, shkruan faxweb.

Shqipëria nuk raportohet që të ketë mbetje të tilla të rrezikshme në vend, keshtu qe ato do tr importohen, per tunperpunuar vetem 5 km larg nga Tirana ku banojne 1 milione banore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY