Abuzoi me 17 vjeçaren, Gjykata liron Bajram Tushën

Abuzoi me 17 vjeçaren, Gjykata liron Bajram Tushën

57
0
Shares

Gjykata e Sarandës ka ndryshuar masën e sigurisë për Bajram Tushën,i cili akuzohet për abuzim seksual ndaj një 17 vjeçareje, nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Tusha u denoncua në polici nga e mitura në prill të këtij viti, pasi pohoi se 72 vjeçari  kishte abuzuar seksualisht me të që kur ka qenë 9 vjeçe.

Dosja e prokurorisë bëri me dije që në ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik disa muaj më parë ishin të përfshirë dhe dy persona të tjerë që kishin abuzuar me të.

Familja e vajzës të abuzuar që në moshën 9-vjeçare nga Tusha, thuhet se ka pasur edhe një marrëdhënie krushqie me këtë të fundit.

Asokohe u njoftua se gjatë hetimit është bërë dhe një përgjim ambiental, ku u mblodhën prova të cilat çuan në arrestimin e të moshuarit i cili i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY