Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë ku një banesë është përfshirë nga flakët dhe si pasojë ka humbur jetën 54 vjeçari S.K.
Banesa ishte në pronësi të qytetarit V.S., i cili ndodhet në Greqi dhe banesën ia kishte lënë me qera 54 vjeçarit që ndërroi jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 16.11.2020, rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, Sarandë ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi, si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qera në atë banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/