Vaksina anti-Covid, 20 milionë doza të gatshme para fundit të vitit nga...

Vaksina anti-Covid, 20 milionë doza të gatshme para fundit të vitit nga një tjetër kompani

145
0
Shares

Një tjetër kompani farmaceutike ka zbuluar se ka gati vaksinën anti-Covid e cila jep 95% efektivitet te pacientët.

Lajmërimi i bujshëm u bë nga kompania farmaceutike Moderna, pak kohë pasi kompania Pfizer shpalli rezultatet e saj dhe njoftoi se vaksina e prodhuar prej saj ishte 90% efektive.

‘Moderna’ ka njoftuar se kjo është një ‘ditë e shkëlqyer’ për njerëzimin dhe që planifikon të aplikojë për miratim për të përdorur vaksinën në javët e ardhshme.

Kompania bioteknologjike tha se do të ketë gati 20 milion doza të gatshme që do të dërgohen në SHBA para fundit të vitit 2020.  Kompania shpreson të prodhojë 500 milion deri në 1 miliard doza globale përgjatë vitit të ardhshëm.

Kompania njofton se doza u provua në 30 mijë njerëz në SHBA gjysma e të cilëve morën dy doza të vaksinës njëherë në katër javë.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY