Pak minuta më parë, mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident në vendin e quajtur “kthesa e NSHG-së në Berat”. Dy automjete, një BMV me targa “AA 866 KV’ dhe një Fiat me targa ‘AB 102 BS’, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar në trotuarin anash rrugës.
Nga përplasja janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë marrë mjekim në spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kohës së aksidentit zona e kthesës së NSHG-së ka qënë tejet e populluar, por fatmirësisht nuk ka pasur kalimtarë të lënduar edhe pse mjetet janë zvarritur disa metra në asfalt pas goditjes.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivët e policisë rrugore, të cilët mundësuan lehtësimin e trafikut të krijuar. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/