Të sëmurët presin në ambulanca, Rama monton video imagjinare, komenton ish deputetja Oriola Pampuri.
Komenti i Pampurit:
13 ambulanca prisnin në radhë mesnatën e sotme tek infektivi. Sirenat e tyre janë alarm i dështimit të Edi Ramës me pandeminë. Njerëzit përfundojnë në spital, edhe sepse Instituti i Shëndetit Publik nuk e bën detyrën e vet.
• Teston shumë pak.
• Vonon përgjigjen deri në 10 ditë.
• Nuk teston për të ndërpreë zinxhirin e infektimeve.
Menaxhimi i keq, vjedhja edhe në situatë pandemie, na ka sjellë në këtë gjendje , ku njerezit harxhojnë të paktën 100 mijë lekë për një test dhe nuk marrin asnjë rimbursim, vetëm seppse Edi Rama është i paaftë të qeverisë.
Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më dështimet e kësaj qeverie dhe të këtijkryeninistri. Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje me votë në 25 Prill.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/