“Taulanti ka hallin e hetimeve të 3.4 milion eurove në Toyota Yaris”

“Taulanti ka hallin e hetimeve të 3.4 milion eurove në Toyota Yaris”

102
0
Shares

“Tauanti ka hallin e hetimeve të 3.4 milion eurove në Toyota Yaris”, tha sot ne nje deklarate Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi.

Deklarata e Bardhit:

Njësoj si shefi i tij Edi Rama, Taulant Balla, është i shqetësuar nga procesi demokratik i përzgjedhjes së kandidatëve nga Partia Demokratike. Këta nuk durojnë dot asnjë model europian, si ky që ne zhvilluam dhe u konsiderua risi për të gjithë rajonin.

Ndërsa Edi Rama është i shqetësuar, se e kanë evidentuar si të vetmim Kryetar Partie që kandidatët i përzgjedh me krimin e organizuar, Taulant Balla ka patur hallin e mbylljes së hetimeve të Toyota Yaris e 3.4 milionë euro të kapura të padeklaruara. Ky është një krim i pazbardhur.

Gjyqtarët e Taulantit mund të pushojnë hetimet, por nuk do munden kurrë të ndalojnë zbardhjen e të vërtetës. Herët apo vonë, mbështetesit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë.

Shqipëria kërkon një shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj – që mposht krimin, ringjall ekonominë dhe kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Vendimi i gjykates:

Gjykata e Tiranës ka pushuar akuzën për 4 nga 6 personat e dyshuar për cështjen “Toyota Yaris”, ku u gjetën 3.4 milionë euro të padeklaruara në mjet.

Në gjykim është dërguar vetëm Ervis Vladi për akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi” dhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje”

Për të dyshuarit Alfred Vladi, Edi Lika, Klevi Cani dhe Alban Mollaymeri është pushuar akuza, pasi nuk janë gjetur prova nga ana e prokurorisë për përfshirjen e tyre.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës është ankimuar nga prokuroria në Gjykatën e Apelit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY