Arrestohet te liqeni artificial ish-deputeti Islami

Arrestohet te liqeni artificial ish-deputeti Islami

107
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami u shoqërua ditën e sotme në komisariatin nr. 2 në Tiranë. Islami u pikas nga efektivët e policisë pa maskë te zona e liqenit artificial.

Policia ka thënë më herët se personat që kapen pa maskë dhe nuk pranojnë të japin kartën e identitetit për të vendosur gjobën do të shoqërohen në komisariat dhe duket se e njëjta procedurë ka ndodhur edhe me Islamin. Pasi u shoqërua dhe iu morën të dhënat ish-deputeti u la i lirë.

Prej disa javësh maska në Shqipëri është vendosur me detyrim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa së fundmi është ndaluar lëvizja pas orës 22:00 deri në 06:00.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY