Kryeministri Rama eshte nje politikan mashtrues, i dale boje qe tallet me shqiptaret. Nuk mbajti asnje premtim per 8 vjet, deklaroi sot Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi.
Poatimi i Bardhit:
Sot njësoj si dje – Asgjë e re: Me plehrat në krah, jo më në sfond!
Kush ka dëgjuar Edi Ramën sot në Vlorë, duhet të jetë ndier i tallur pa fund. Kryetari i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur e bëri Shqipërinë më të zhvilluar se Gjermania, se Zvicra dhe se Italia po e po.
Shëtiti për 2 orë në të gjithë hartën e Europës nga Azia e Vogël në Azore, nga Mesdheu në Skandinavi, por nuk u tha vlonjatëve dhe shqiptarëve pse shëndetësia sot jo vetëm nuk është falas, siç premtoi 8 viet më parë, por është më e shtrenjtë dhe më e paarritshme për shumicën e shqiptarëve.
Edi Rama nuk tha pse vlonjatët nuk kanë punë, pse të rinjtë ikin, pse ua ka rritur taksat, pse bizneset falimentojnë dhe biznesi i trafikut të drogës lulëzon.
Edi Rama nuk u tha se nga vota e vlonjatëve për Partinë Socialiste, u pasurua Damiani, por u varfëruan vlonjatët; u punësua Dritan Leli nga Tirana në Vlorë si Kryetar Bashkie, por u larguan mijëra të rinj vlonjatë nga Vlora, sepse 300 mijë vendet e punës që premtoi ishin një mashtrim.
Të tallur nga Edi Rama duhet të jenë ndier edhe mjekët, infermierët, mësuesit, administrata që ai e keqpërdor për propagandën e tij. Rroga e tyre nuk është rritur asnjë qindarkë gjatë 7 viteve të keqqeverisjeë së Edi Ramës.
Edi Rama është një politikan mashtrues dhe i dalë boje. Më 25 prill, bashkë me shqiptarët, do ta largojmë këtë të keqe, që mashtron dhe tallet prej 23 vjetësh me shqiptarët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/