Vucic kercenoi per lufte, por cilat jane kapacitetet ushtarake te Kosoves

Vucic kercenoi per lufte, por cilat jane kapacitetet ushtarake te Kosoves

143
0
Shares

Dy ditë më parë Serbia kërcënoi me luftë, teksa e cilësoi konfliktin me Kosovën si të “ngrirë”. Por cilat janë kapacitetet ushtarake të Kosovës? T7 në Prishtinë raporton se Kosova ka 5000 pjesëtarë të gatshëm që sipas ligjit të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial. Veç tyre Forca e Sigurisë së Kosovës ka rezervë 3000 pjesëtarë të tjerë.

Por çfarë posedon momentalisht institucioni i cili garanton sovranitetin e shtetit të Kosovës?  T7 kërkoi informacione se cilat janë kapacitetet e FSK-së, por institucioni refuzoi që të japë informacione, pasi sipas tyre disa të dhëna mund të jenë konfidenciale.

Por sipas ish-komandantit Kadri Kastrati, ushtria e Kosovës duhet të forcohet edhe më shumë sesa është aktualisht. “Por, jemi në rrugë të mirë, nëse qeveria i drejton mjetet drejt mbrojtjes dhe sigurisë, pasi janë si ajri për njeriun, atëherë ne do të ishim shumë shpejt gati t’i dalim cdo kërcënime ballë për ballë jo vetëm Serbisë, por cdo kush, kush e rrezikon” tha ai.

Ai thotë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë që të përmirësojnë përgatitjet teknike të FSK-së.

Qeveria do të duhet që plani 10-vjeçar zhvillimor të përshpejtohej në 6, mjetet e nevojshme për ushtrinë dhe policinë të modernizohen dhe të jenë gati të mbrojnë Kosovën” tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY