Sekuestrohen më se 294 mijë euro në Durrës

Sekuestrohen më se 294 mijë euro në Durrës

72
0
Shares

Është finalizuar me sukses bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes Policisë Kufitare dhe strukturave doganore në Portin e Durrësit ç’ka çoi në sekuestrimin e 294,030 euro.

Prej operacionit të kryer është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, 1 tjetër është proceduar dhe është shpallur në kërkim pronari i firmës që merrej me transportin e mjeteve.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me strukturat doganore kanë shtuar kontrrollet në daljet dhe hyrjet e Portit të Durrësit. Si rezultat iu nënshtruan kontrolleve 2 kamionë të cilët transportonin mjete Itali-Shqipëri, me drejtues shtetasit F. M., dhe A. L.

Shtetasi me banim në Lezhë, F. M., u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të mjetit një sasi vlere monetare prej 282 265 eurosh.

Kontrolli i automjetit tjetër me drejtues 34 vjeçarin A. L., ku në çantën personale të tij, u gjetën dhe sekuestruan 11 765 euro çoi në procedimin penal të tij për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Në vijim u bë shpallja në kërkim e 36 vjeçarit E. J., pronarit të firmës transportuese për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY