Posti që do të mbajë Hillary Clinton pas fitores së Biden dhe...

Posti që do të mbajë Hillary Clinton pas fitores së Biden dhe lidhja me Kosovën

154
0
Shares

Joe Biden, fituesi i zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së të 2020-ës, pritet të angazhojë në pozitën e ambasadores në BE ish-kandidaten presidenciale të Demokratëve më 2016-ën, Hillary Clinton.

Kështu njofton mediumi amerikan Washington Post  i cili citon burime anonime që thonë se ekipi i Bidenit ka marrë nën shqyrtim kandidaturën e Clinton. Burimet shprehen se besohet se ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan mund të rrisë reputacionin e Amerikës në sytë e ndërkombëtarëve.

Clinton mund të përfaqësojë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB’së, kushtuar Kosovës.

Rusia, e cila do mbajë kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit, në seancën e kaluar kushtuar Kosovës kërkoi largimin e ministres së Jashtme të Kosovës, bashkë me simbolet e vendit nga sfondi i seancës, me justifikimin se po “shkelnin rregullat”.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, iu drejtua Këshillit të Sigurimit në atë seancë me fjalët se “duhet kuptuar që Kosova është një shtet krejtësisht i pavarur dhe sovran, aspak ndryshe nga Estonia, Belgjika apo Gjermania” dhe se “pranimi i këtij realiteti është baza për zgjidhjen e çështjeve që ndan Kosovën dhe Serbinë”.

Ambasadori gjerman në OKB në atë seancë kritikoi, ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për fjalimet e tij “Kur dëgjoj të flasë ministrin serb Ivica Daçiq, më krijohet përshtypja se ka kopjuar fjalimin e herës kaluar”, tha ai.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY