Flasin vullnetarët e vaksinës anti-covid:Dhimbje koke si mbas teprimit me alkool

Flasin vullnetarët e vaksinës anti-covid:Dhimbje koke si mbas teprimit me alkool

132
0
Shares

Vullnetarët që kanë marrë vaksinë e koronavirusit të prodhuar nga Pfizer kanë shprehur se efektet anësore janë të ngjashme me gjendjen e drobitur që vjen pas konsumit të tepërt të alkoolit.

Raporti mbi efektet anësore të vaksinës vjen disa ditë pasi Pfizer dhe partnerët e saj gjermanë BioNTech njoftuan se efektiviteti parandalues i injeksionit është deri në 90 përqind dhe se porositë shtetërore kanë nisur për blerjen e saj.

Gjatë testimeve, rreth 43,500 vullnetarë nga gjashtë shtete morën injeksionin, pa qenë në dijeni nëse ishin injektuar me vaksinën apo më nje ‘placebo’, injeksioni i paefektshëm që jepet për të studiuar efekte të mundshme psikologjike.

44 vjecari Glenn Deshields, nga Austin i Texas, tha se efektet e vaksinës ishin të ngjashme me “një gjendje të rëndë si ajo pas konsumit të alkoolit,” por që largohej pas pak kohësh. Sipas prodhuesit Deshields kishte krijuar anti-trupa pasi mori 2 injeksionet e vaksinës se vertete.

Nga ana një grua 45-vjeçare nga Missouri tha se kishte pasur ethe, dhimbje trupore pas injeksionit të parë, dhe të tjera efekte të ngjashme me gripin, madje edhe më të rënda pas injeksionit të dytë.

Në një deklaratë mbi efektivitetin e vaksinës, kreu i Pfizer, Dr Albert Bourla, tha: “Sot është një ditë e madhe për shkencën. Rezultatet e para të testimeve provojnë aftësinë e saj për të parandaluar Covid-19.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY