Turqia furnizon me dronë vrasës Serbinë.Pandeli Majko:Do e mbajmë shënim

Turqia furnizon me dronë vrasës Serbinë.Pandeli Majko:Do e mbajmë shënim

86
0
Shares

Në datë 6 Tetor në media doli lajmi që Turqia, një nga tre aleatët strategjikë të Shqipërisë, do të furnizojë me dronë vrasës Serbinë. Lidhur me këtë Pandeli Majko, ministri i Diasporës tha i ftuar në “Radarin Informativ” në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se populli shqiptar do ta mbajë shënim këtë veprim të Turqisë.

“Ne kemi tre marrëdhënie strategjike, Turqia ka një distancë, por e konsiderojmë të afërt. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, e di, secilido e kupton se ne mbajmë shënim në marrëdhëniet shqiptare turke, kjo regjistrohet, kaq. Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thash po e shpallim armike Turqinë” tha ai.

I pyetur nëse një gjë e tillë e shqetëson, Majko theksoi se “Furnizuesi i parë i Serbisë është Rusia” dhe shtoi më pas “Në panik nuk duhet të jemi, sikur kanë ata miqtë e tyre, kemi edhe ne miqtë tanë. Ata (Kosova) nuk kanë tjetër veç nesh dhe nuk kemi tjetër përveç atyre” tha ai.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY