COVID-19/Problematike situata në Prishtinë, 70 persona të stafit mjekësor të infektuar

COVID-19/Problematike situata në Prishtinë, 70 persona të stafit mjekësor të infektuar

44
0
Shares

Vijon të jetë shqetësuese situata e koronavirusit në Kosovë. Sipas mediave kosovare Prishtina, qyteti me numrin më të lartë të infeksioneve e me 347 raste të reja vetëm ditën e sotme, është përfshirë tanimë në zonën e kuqe për masat e reja anti-covid.

Bujar Gashi, drejtori i shëndetësisë në Prishtinë, shprehet se sfida më e madhe për stafin mjekësor mbetet shërbimi pasi 70 punonjës të stafit mjekësor janë të prekur me Covid.

“Kemi sfidë sepse disa punonjës të personelit mjekësor janë infektuar. Sot morëm informacion se 70 punonjës janë prekur me COVID-19. Nëse vazhdon me këtë ritëm atëherë infektimi i personelit shëndetësor do të ketë probleme. Në këtë mënyrë duhet të centralizojmë shërbimet”, tha Gashi.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY