Marrëveshje midis qeverisë e naftëtarëve. Sa është ndihma financiare që do u...

Marrëveshje midis qeverisë e naftëtarëve. Sa është ndihma financiare që do u jepet për 1 vit.

64
0
Shares

Në përfundim të takimit midis përfaqësisë së naftëtarëve të Ballshit dhe kryeministrit Rama, kreu i sindikatës Sokol Dautaj tha se ishte arritur një marrëveshje për mbështetjen financiare deri në 12 muaj.

Ai tha që naftëtarëve do t’u jepet 40 mijë lek çdo muaj për një vit si dhe do u paguhen edhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.

Dautaj gjithashtu tha se Kryeministri Rama kishte deklaruar se Uzina në vazhdim do të menaxhohet nga një kompani serioze.

“U parashtrua gjithë problematika që ne kishim mbartur në vite, pagat e prapambetura në vitet 2015 dhe 2016. Për këtë nuk u arrit dakordësi pasi dihet që qeveria nuk është dakord ndërsa tha të drejtohemi rrugëve ligjore. Ramë dakord që mbështetja financiare do të jetë për një periudhë të caktuar kohore.

Kemi rënë dakord që do të jepet 400 mijë lek për 12 muaj, plus sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Ne kërkuam që pagat e para ti merrnim nga dy paga në muaj për shkak të vështirësive financiare që kemi, dhe në muajt e tjerë paga përkatëse.

Nga kryeministri u hodh ideja për ardhjen e një kompanie serioze, shpresoj që ajo që njoftoi kryeministri për kompaninë, shpresojmë të jetë e vërtetë. Në listë pagesë janë 870 naftëtarë”, tha Dautaj.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY