Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në qendër të bisedës ne terma te pergjithshne ka qenë integrimi dhe ekonomia, investimet në Ballkanin Perëndimor.
“Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor” shkruan Ursula von der Leyen.
Shqipëria mund te mos zhvilloje takimin e pare nderqeveritar qe shenon edhe hapjen konkrete te negociatave brenda ketij viti. Nje deklarate e perbashket e Gjermanise dhe dy vendeve qe ndajne presidencen e BE ne 2021 la te kuptohej se takimi ishte projektuar ne 2021. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/