Kosova, rekord i ri me infektime. 13 viktima ne 24 ore

Kosova, rekord i ri me infektime. 13 viktima ne 24 ore

63
0
Shares

Rekord i ri ne Kosove me të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 963 raste të reja me koronavirus, sic behet e ditur prej Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raportin 24 orësh.

Ndërkohë, betejën me Covid 19 e kanë humbur edhe 13 persona.

Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 797 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarëve deri më sot është gjithsej 16.862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.192.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY