OFL mbyllet në fund të dhjetorit, nuk shtyhet Operacioni

OFL mbyllet në fund të dhjetorit, nuk shtyhet Operacioni

197
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit nuk do të vijojë të funksionojë edhe vitin që vjen, sipas mediave të afërta me qeverinë.

“Prej 1 janarit të vitit që vjen s’do të dërgohet më asnjë formular për në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Pritet që pas disa ditëve të vendoset ndërhyrja në ligj për të zgjatur vetëm afatin e proceseve në hetim dhe ato në gjykim deri në përfundim të tyre. Nga ana tjetër për subjektet e OFL-së do të vendoset edhe kushti për t’u përjashtuar përjetësisht nga tenderat publik dhe ofrimin e shërbimeve publike”, shkruan shqiptarja.com.

Nga shkurti i këtij viti e deri tani janë dërguar 192 kërkesa nga të cilat janë realizuar 49 konfiskime që ende janë në proces gjyqësor.

Akti normativ përcaktonte si afat të përkohshëm fundin  dhjetorit të këtij viti dhe linte mundësinë për rinovim mandati. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY