Ministri Cakaj, bisedë me shqiptarët në Greqi: Si do të lehtësohet marrja...

Ministri Cakaj, bisedë me shqiptarët në Greqi: Si do të lehtësohet marrja e dokumentave, edhe një zyra konsullore në Kretë

379
0
Shares

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj zhvilloi sot një bisedë online me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Greqi në lidhje me komunikimin në ambasada, çështjen e martesës së shqiptarëve me të huaj dhe ligji për bashkimin familjar për shkak të pezullimit të lëshimit të vizave.

“Problemet me komunikim në ambasada janë marrë masa për ta përmirësuar. Thirrjet dhe kërkesat e qytetarëve janë tepër të larta. Në kohën e pandemisë është ngritur një Taks-Forcë e Posaçme. Ambasada në Athinë ka dhe një numër për emergjenca të jashtëzakonshme. Çështja e martesës për ata që martohen me të një huaj rregullohet sipas ligjit. Në rast se martohesh në Greqi me një shtetas grek duhet të bëhet atje.

Ligji për bashkimin familjar ka shkaktuar pakënaqësi. Jemi duke jetuar në rrethana të jashtëzakonshme. Kjo nuk është një masë vetëm për shqiptarët por një praktikë e përgjithshme që po e zbaton shteti grek. Po punojmë për të filluar sa më parë me lëshimin e vizave që mundësojnë edhe bashkimin familjar.

Ne po shqyrtojmë mundësinë  hapjes së një përfaqësie konsullore në Kretë. Kjo nuk do të thotë se deri në ngritjen e saj duhet të mbetemi pasivë. Kemi një marrëveshje me ALEAT dhe ekipet do të vijnë në Kretë dhe Rodus për të dhënë shërbime konsullore.  Në ambasadën e Athinës është emëruar një koordinator për komunikimin për shqiptarët atje dhe kjo do të kontribuojë në komunikimin mes nesh.

Pagesat online janë një çështje që duhet të shqyrtohen dhe ambasada mund të shyrtojë mundësinë për pagesat përmes bankave. Ndaj shqetësimin që komunikimi me faktorin shqiptar atje nuk mund të limitohet me dhënien e kartave dhe pasaportave. Por do të kontribuohet edhe në zgjerimin e komunikimit. Dhënia e pasaportave dhe kartave të identitetit, takimet përcaktohen për 3 deri në 5 ditë.  Ne do të vazhdojmë me zgjerimin e stafit në ambasadën e Athinës dhe do të shtojmë numrin e operatorëve”, tha Gent Cakaj./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY