Kapet kokaine ne Durres, bien ne pranga 3 persona

Kapet kokaine ne Durres, bien ne pranga 3 persona

85
0
Shares

Arrestohen në Durres 3 persona që ushtronin veprimtari kriminale ndersa u sekuestruan rreth 1 kg lëndë narkotike kokainë dhe municion luftarak.

“Policia finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Pure drugs”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. G., 42 vjeç, A. N., 34 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, banues në Durrës.

Gjatë operacionit, në bazë të informacioneve të siguruara se këta shtetas po tentonin të kryenin shitblerjen e një sasie kokaine, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në një lokal në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, këta tre shtetas duke shkëmbyer 1 kg e 113.5 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur një krehër dhe 33 fishekë”, njofton policia e Durresit. /Droni.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY