Qeveria greke ben gati 90 mije laptope per nxenesit e shkollave

Qeveria greke ben gati 90 mije laptope per nxenesit e shkollave

175
0
Shares

Kryeministri grek Mitsotakis duke folur në parlament per situaten e pandemise tha se në Selanik qeveria gaboi pasi masat drastike duhet të ishin marrë shumë më herët.

Në Selanik përballemi me problemin më të madh. Ne duhet të kishim marrë masa drastike më herët. Përgjegjësia është e të gjithëve, por edhe e qeverisë para së gjithash. Dhe autoriteteve lokale” tha ai.

Kryeministri premtoi se do të ketë mbështetje financiare për më të dobëtit, shtresat në nevojë për Krishtlindje.

Do të ketë mbështetje financiare për familjet më të dobëta për Krishtlindje. Mundësia financiare ekziston dhe qeveria do të jape një mbështetje të prekshme për qytetarët në nevojë”.

Me tej Mitsotakis tha se do të shpërndahen 50 mijë laptopë për fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë.

40,000 laptopë janë shpërndarë dhe ne do të arrijmë 90,000 në Shkurt 2021, dhe unë do t’i kërkoj Ministrisë së Arsimit të shpejtojë, nëse është e mundur” theksoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY