Arqipeshkevi Imzot George Frendo shtrohet ne spital, komplikacione nga covid

Arqipeshkevi Imzot George Frendo shtrohet ne spital, komplikacione nga covid

95
0
Shares

Arqipeshkevi i Tiranes dhe Durresit Imzot George Frendo eshte shtruar sot ne spital pas disa komplikacioneve per shkak te covid.

”Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, për disa ditë ka qenë nën monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19. 

Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore të shfaqura gjatë ditës.

Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë”, thuhet ne njoftimin e Konferences Ipeshkvore te Shqiperise. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY