Basha shpjegon sajesen per kaseten: Me Krushen e Madhe nder te tjera...

Basha shpjegon sajesen per kaseten: Me Krushen e Madhe nder te tjera i denua Millosheviqi

100
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se pretendimi i nje personi me mbiemer Bellanica eshte i pavertete dhe se nuk pasur apo fshehur kasete me masakren e Krushes. Basha tha se ajo eshte e publikuar ne internet dhe eshte perdorur nderkohe per te denuar Millosheviqin.

Sokol Balla: Zoti Basha Top Channel ka dhënë këtë intervistë të një personi që quhet Melain Bellanica i cili pretendon që ju i jeni afruar atij dhe i keni marrë këtë kasetë me idenë që më mirë të ruhet në proçesin që mund të hapet në Hagë se ta ruante ai vetë. Ai pretendon që ka ardhur në Tiranë ju ka takuar njëherë, ju ka takuar herë të tjera pra për të marrë kasetën. Ju I keni thënë që do ja jepni kasetën. Më pas nuk e keni pritur më. Tani ky personi nuk e përgënjeshtron si ai Peruani. Ky i qëndron asaj teze. Tani nuk e di këtë person e njihni keni kontaktuar ndonjëherë?
Lulzim Basha: Jo, asnjëherë.
Sokol Balla: Pra ky person thjeshtë gënjen?
Lulzim Basha: Tani të them diçka, sepse që këtu ka një dorë që fabrikon gjëra kjo është e qartë. Po unë t’ju bëj një pyetje se ju jeni gazetar. Të bëj disa pyetje. E para. Çfarë interesi do kisha unë të fshija diçka që pot ë futesh në google e ke në google që është masakra e Kushës së Madhe. E cila është e dokumentuar me pamje filmike me pamje satelitore që është pjesë e dosjes hetimore të tribunalit kundër forcave Serbe. Çfarë kuptimi ka kjo? Pse do fshija unë një material të tillë. Pse do fshihja unë nga vendet e tjera? Pse do merrja një material të tillë dhe do fshihja një material të tillë. Çfarë sensi të bën ty kjo ?
Sokol Balla: Ky thotë që është një xhirim tjetër ndryshe nga ato që janë publikuar.
Lulzim Basha: Kurse unë them që Edi Rama është kapur si ata gënjeshtarët e vegjël kur I pyet që i thua trego të vërtetën ose pse nuk erdhe, njëherë thotë është sëmurë gjyshja, herën e dytë thotë më është prish biçikleta, herën ë tretë thotë më, më ngordhi qeni. Njëherë tha isha te shtëpia e verdhë, në fakt doli që nuk isha. Pastaj tha ka hetuar UÇK, UNMIK-U ka hetuar UCK në Shqipëri që është një gënjeshtër se UNMIK-u s’mund të hetonte asgjë jashtë territorit të Kosovës dhe tani thotë që ka penguar hetimin e krimeve serbe. A bën sens kjo Sokol ? Perveç se një përpjekje të ulët për të hequr vëmendjen nga skandalet dhe nga dështimi i tij me pandeminë nga njëra anë dhe ana tjetër nga ai akt që tregon gjithçka për mua, për shqiptarët, për Kosovën. Që ditën që Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi ishin para gjyqit në Hagë ky u ul me Aleksandër Vuçiç për të nënshkruar, ky që i hedh të gjitha në facebook dhe në instagram që nuk shkulet nga instagrami, vetëm këtë se ka hedhur në facebook dhe ka qenë vetëm ai me Aleksandër Vuçiç nuk ka qenë Abdulla Hoti, kanë qenë vetëm këta të dy.
Sokol Balla: Mua më rezulton që në takim.
ka qenë edhe, edhe Abdulla Hoti, megjithatë.
Lulzim Basha: Tani duke qenë se kjo është diçka e thjeshtë për tu konfirmuar, merr fjalën time dhe ka qenë marrëveshja ka qenë ky dhe Aleksandër Vuçiç.
Sokol Balla: Ishte me Vuçiç në zyrën e Trump kështu që…
Lulzim Basha: S’ka lidhje kjo.
Sokol Balla: Jo, ka lidhje
Lulzim Basha: S’është e njëjta gjë, kjo përpiqesh ta relativizosh.
Sokol Balla: Ka lidhje se në zyrën e Trump u zyrtarizua pra administrata e presidentit amerikan e mbështeti të ….ballkanik.
Lulzim Basha: Unë të them arsye se e mbështeti se,
Në 2005 i nxorën këto shpifje ndaj meje se nuk kishin ku të kapeshin, isha kandidat i ri. Në 2010 i nxorri se do të kandidoja për bashkinë dhe ky kishte frikë.
Sokol Balla: Zoti Basha jam, jam e kam kuotuar argumentimin tuaj.
Lulzim Basha: Sot pse i nxori në këtë moment, pse i nxori?

Sokol Balla: Në përdorim politik ndoshta…
Lulzim Basha: I nxorri në këtë moment.
Sokol Balla: Mua më intereson raporti me të vërtetën.
Lulzim Basha: Jo, jo, jo. I nderuar..
Sokol Balla: Unë nuk jam në garë, as me ju, as me zotin Rama. Ju jeni në garë me njëri-tjetrin.
Lulzim Basha: Raporti me të vërtetën është,
Sokol Balla: Unë jam në garë vetëm me të vërtetën, kaq.
Lulzim Basha: Dhe unë këtë po të shpjegoj. Nuk bëhet fjalë për mua se për mua i ka thënë dy herë këto gënjeshtra po i thotë për herën e tretë punë e madhe, as më bëhet vonë fare. Ta thashë edhe pjesën personale të historisë, nipi i kujt jam un e nipi i kujt është ai se nuk kam ndonjë gjë tjetër un këtu. U mbyll pjesa personale nuk më shqetëson fare kjo punë mua. Fare! Mua më shqetëson sjellja e Kryeministrit të Shqipërisë ndaj Kosovës me një moment fill sepse në atë moment e bëri në atë moment për të fshehur diçka që po bënte në atë moment që po përballeshin në Hagë.
Pse e ka fshehur Sokol ?Pse nuk e hodhi, ky hedh çdo gjë në instagram, facebook. Pse e hodhi këtë dhe pse e bëri këtë në fshehtësi dhe nuk e raportoi madje gënjeu që do bëhet nesër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY