COVID-19 në Patos/ Mungojnë bombolat e oksigjenit, mjekët detyrohen të bëjnë psikologun

COVID-19 në Patos/ Mungojnë bombolat e oksigjenit, mjekët detyrohen të bëjnë psikologun

62
0
Shares

Situata e COVID-19 nëpër rrethe shfaqet mjaft problematike. Në Patos, një nga qytetet më të varfëra të Qarkut të Fierit qytetarët e infektuar e kanë të pamundur të përballojnë faturën e medikamenteve ndërsa bombolat e oksigjenit përpiqen ti gjejnë vetëm në Tiranë.

Albiona Lamaj, mjeke familje në Patos, thotë se tamponi nuk është i rëndësishëm kur virusi është përhapur në masë pasi në këto kushte, mjekët përqendrohen tek këshillat.

“Tamponi duhet bërë, por në pjesën e nëntorit rastet e të dyshuarve janë shumë. E ne na mbetet ti themi që tamponi nuk të shëron apo ndalon përhapjen. Me rëndësi është respektimi i karantinës, pra të mbrohen familjarët”, u shpreh ajo.

Lamaj shton që në shumë raste mjekëve u duhet të  kthehen në psikologë për të sëmurët me Covid.

“Ne trajtojmë dhe anën psikologjike të pacientëve edhe pse nuk e kemi për detyrë. Telefonatat i kemi orar pa orar, se e kuptojmë gjendjen psikologjike të tyre dhe familjarëve e flasim qoftë për ti qetësuar. Një pacient më tha prisja orën 10 të komunikoja me ty. Pjesa emocionale s’duhet harruar. Kurojmë simptomat, por duhet parë edhe pjesa psikologjike. Mjeku i familjes është personi kyç edhe për gjendjen psikologjike të pacientit”, shprehet ajo.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY