Vuçiç kërcënoi Kosovën,Majko:Shqiptarët janë të gatshëm kudo,si dihet fundi

Vuçiç kërcënoi Kosovën,Majko:Shqiptarët janë të gatshëm kudo,si dihet fundi

68
0
Shares

Pandeli Majko, aktualisht Ministër i Diasporës dhe ish-kryeministri shqiptar i periudhës së luftës së Kosovës, ka reaguar ashpër pas paralajmërimit për luftë të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duke e cilësuar të papërgjegjshme deklaratën e kreut të shtetit serb që u shpreh se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende.

Sipas Majkos kjo është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit evropian. Në komentin e tij ai ‘paralajmëron’  Presidentin serb duke i kujtuar gatishmërinë e shqiptarëve që janë në disa shtete.

“KOMENT. Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm! Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)

Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian.  Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi” shkruan Majko.

Në lidhje me deklaratën e Vuçiç ka reaguar dhe nga ministria e Jashtme e Kosovës e cila kërkoi ndërprerjen e dialogut me Beogradin deri në nisjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Hoti theksoi se deklaratat e Vuçiç nuk i shërbejnë marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa shtoi se janë në kundërshtim me të gjitha qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

“Është e rëndësishme t’ju them se konflikti Nagorno-Karabak tregon se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment”, ishte deklarata e Vuçiç sot më herët duke paralajmëruar se nëse nuk arrihet një marrëveshje midis Kosovës e Serbisë konflikti në Ballkan mund të rihapet.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY