Ministria e Arsimit urdhëron ZVA dhe shkollat të mos flasin për mediat...

Ministria e Arsimit urdhëron ZVA dhe shkollat të mos flasin për mediat pa leje nga Ministria 

69
0
Shares

Ndriçim Mehmeti ka publikuar një mesazh nga Ministria e Arsimit drejtuar ZVA dhe institucioneve arsimore ku duket qartazi censurimi që Rama i bën medias, pasi jepet urdhër që  të mos kenë komunikim “as per gazeten e lagjes” pa marrë leje.

“Çdo kërkesë të gazetarëve duhet tu jepni përgjigje të drejtohen pranë Media MASR për informacion.
Asnjë nga Ju nuk do të prononcohet as për “gazetën e lagjes” pa marrë më parë konfirmim nga Media MASR.” është mesazhi i dërguar nga Ministria e Arsimit.

Sipas Mehmetit prej panikut të krijuar prej situatës së pandemisë që ka dalë jashtë kontrollit në kopshte e shkolla për këdo që kërkon informacion duhet të informohet Media MASR dhe Rama që të përgatitet  regjia, skenari dhe aktorët për maskaradën e radhës, si në rastin e spitaleve, ku njerëzit janë të lumtur që janë të sëmurë e po kujdeset qeveria për ta.

Mehmeti thotë që mësuesit, prindërit, nxënësit, duhet ta përbuzin këtë urdhër e të denoncojnë çdo shkelje të protokollit të sigurisë, masat gjysmake për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe shantazhin që u bëhet për të  fshehur të vërtetën.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY