Ndriçim Mehmeti ka publikuar një mesazh nga Ministria e Arsimit drejtuar ZVA dhe institucioneve arsimore ku duket qartazi censurimi që Rama i bën medias, pasi jepet urdhër që të mos kenë komunikim “as per gazeten e lagjes” pa marrë leje.
“Çdo kërkesë të gazetarëve duhet tu jepni përgjigje të drejtohen pranë Media MASR për informacion.
Asnjë nga Ju nuk do të prononcohet as për “gazetën e lagjes” pa marrë më parë konfirmim nga Media MASR.” është mesazhi i dërguar nga Ministria e Arsimit.
Sipas Mehmetit prej panikut të krijuar prej situatës së pandemisë që ka dalë jashtë kontrollit në kopshte e shkolla për këdo që kërkon informacion duhet të informohet Media MASR dhe Rama që të përgatitet regjia, skenari dhe aktorët për maskaradën e radhës, si në rastin e spitaleve, ku njerëzit janë të lumtur që janë të sëmurë e po kujdeset qeveria për ta.
Mehmeti thotë që mësuesit, prindërit, nxënësit, duhet ta përbuzin këtë urdhër e të denoncojnë çdo shkelje të protokollit të sigurisë, masat gjysmake për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe shantazhin që u bëhet për të fshehur të vërtetën.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/