Shtyhet për 2021 konferenca e BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Shtyhet për 2021 konferenca e BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë

204
0
Shares

Konferenca e parë ndërqeveritare për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është shtyrë për vitin tjetër duke mos u realizuar nën presidencën gjermane sic ishte premtuar.

Në konferencën e mbajtur online nga ministri gjerman i Shtetit për Europën Michael Roth bashkë me homologët e tij nga Portugalia dhe Sllovenia që do të kryesojnë presidencën evropiane përgjatë 2021, është diskutuar edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Zgjerimi i BE është një çështje tjetër qendrore e Presidencës Trio. Tre partnerët e BE po punojnë drejt hapjes së konferencave të para për pranimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Edhe këtu, cilido vend që mban Presidencën e Këshillit duhet të angazhohet në negociata të vazhdueshme dhe shpesh komplekse për të bërë përparim, veçanërisht për çështjet që kërkojnë kompromis”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të tre ministrave.

Presidenca gjermane e BE-së do të pasohet nga Portugalia (gjysma e 1-re e 2021) dhe Sllovenia (gjysma e 2-të e vitit 2021).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY