Jakup Krasniqi ne Hage: Askujt nuk i kam bere keq!

Jakup Krasniqi ne Hage: Askujt nuk i kam bere keq!

51
0
Shares

Seanca e ish-krye parlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqit në gjykatën e Hagës ka përfunduar me vendimin se do të jetë në paraburgim deri në vërtetimin e pafajësisë apo fajësisë së tij.

Ish-krye parlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi në gjykatën e Hagës është shfaqur shumë i prekur e i përlotur. Ai tha se nuk është trajtuar kurrë në mënyrë kaq të keqe gjatë rrugës për në burgun e Hagës.

Krasniqi tha se është bërë një padrejtësi e madhe ndaj tij, është i pafajshëm dhe se nuk duhej të ishte aty por pranë familjes së tij.

“Unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020. Dua të deklaroj sot se kurrë në jetën tim në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit aq kaq sa më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. Si kam trajtuar në këtë mënyrë. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të isha nën petkun e njerëzve që janë nën petkun e një krimineli. Juve përpiqeni ta ndani Shqipërinë në katolikë e shqiptarë. Kam disa çështje për aktakuzën, cilësimi i prokurorit se jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët me shokët e mi familjen time nuk ka diçka më fyese pasi ne një kohë të gjatë në rrethana tepër të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë. Besoj shumë që këtë e di çdo person i arsimuar që jeton në shtet perëndimore që jeton në vlerat e kësaj bote. Nuk dua të zgjatem më shumë por dua të them që unë kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë në vitet ‘81–’82. Më kanë dënuar se kam pas lexuar libra. Më shumë kanë pasur të drejtë ata atje se sa këtu. Është bërë një padrejtësi e madhe, por do ta kaloj. Se populli ynë ka një fjalë, që ‘njeriu është më i fortë se sa guri. Nuk kemi pasur nevojë për këtë padrejtësi. Në seancat e tjera do të them më shumë. Nuk do të ndihesha mirë të isha në krimet e gjenocidit serb. E gjitha kjo është në Beograd dhe në mbështetësit e politikave të saj kudo qofshin ato. Unë jam i pafajshëm, duhej të isha pranë familjes sime dhe jo këtu”,  tha Krasniqi me lot në sy.

Krasniqi akuzohet për përndjekje,  burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje, zhdukje me forcë e personave, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Kujtojmë se edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dalë para Gjykatës së Hagës ditën e sotme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY