Bllokohet makina e pare e kromit te padeklaruar, mijera tone kaluan kontrabande...

Bllokohet makina e pare e kromit te padeklaruar, mijera tone kaluan kontrabande ne Durres

168
0
Shares

Njësia Operacionale e Autostradës Milot-Morinë bllokon një automjet që transportonte mineral kromi, pa dokumentacion përkatës.

“Sherbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën kanë shtuar kontrollet dhe si rezultat kanë konstatuar dhe ndaluar në Milot, mjetin kamion tip “Benz” me mineral kromi.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. Xh. transportonte mineral kromi në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë proceduan penalisht shtetasin A. Xh. 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave “, thuhet ne njoftimin e policise.

Me mijera ton krom kalojne nga zonat minerare ne drejtim te portit te Durresit pa deklaruar duke sjelle humbje ne miliona dollare per shtetin. Kryesisht minerali vjen nga Bulqiza, Murdita, Puka, Hasi, Tropoja dhe Kukesi. Nje zinxhinir kriminal qe lidh pronaret e ndermarrjeve ninerare, policine e disa qyteteve dhe zyrtaret e Portit te Durresit kankrijuar prej shume vitesh kontrabanden me te madhe te produkteve shqiptare, nderkaq edhe me te padukshmen. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY