KUSH E PRODHON/ Nis prodhimi i vaksines anticovid, 90% efektive, injektohet ne...

KUSH E PRODHON/ Nis prodhimi i vaksines anticovid, 90% efektive, injektohet ne dhjetor

150
0
Shares

Vaksina e koronavirusit që po prodhohet nga kompanitë Biontech dhe Pfizer ka prodhuar rezultate fantastike, shkruan tabloidi britanik, Daily Mail.

Sipas kesaj gazete kjo vaksinë mund të dalë në shitje që këtë muaj. Vaksina është 90 përqind efektive. Që të miratohet një vaksinë, ajo duhet të jetë mbi 50 përqind efektive.

Kjo është hera e parë që një vaksinë provohet kaq e suksesshme. Të tjera kompani janë në garë për të prodhuar një vaksinë të ketij niveli.

Në Britani mendohet se vaksinimi do të nisë përpara Krishtlindjeve, me ekipet që janë bërë gati. Fillimisht do të vaksinohen grupet e rrezikuara.

Qeveria amerikane ka nënshkruar një kontratë me Pfizer për 1.95 miliardë dollarë për 100 mln doza vaksinë. Të tilla kontrata kanë nënshkruar edhe BE, Britania, Kanadaja dhe Japonia.

Kompania e ka nisur prodhimin në masë të vaksinave përpara se të priteshin rezultatet e testimeve, që të mos humbisnin kohë.

Pfizer thotë se do të prodhojë 1.3 miliardë doza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY