Gazetaret e covid, takim me Bashen: Fakte dhe detaje qe nuk i...

Gazetaret e covid, takim me Bashen: Fakte dhe detaje qe nuk i kane raportuar as ne mediat e tyre

139
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  mbajti nje takim me gazetarët të cilët raportojne ne lidhje me pandemine ne vend.

Disa gazetare dhane detaje dhe te dhena te cilat nuk i kane raportuar ose hane penguar ti raportojne ne mediat e tyre.

Gazetari Erion Skëndaj u shpreh se për 15 pacientë të infektuar me Covid-19 punon vetëm një infermier, duke theksuar se dy spitalet Covid-19 kanë protokolle të ndryshme trajtimi nga njëri-tjetri.

Ndërkohë që një nga gazetaret theksoi se një person që ndërroi jetë sot në Infektiv, ishte mjekuar një ditë më parë në ambulancë.

Gazetari Erjon Skëndaj: Situata ka ardhur duke u rënduar dhe informacioni duke u censuruar. E drejta e të bërit pyetje është censuruar plotësisht. Ministria nuk ka përgënjeshtruar asnjë nga lajmet e përhapura rreth asaj që ndodh brenda spitaleve COVID. 1 infermier për 15 të shtruar në spitalet COVID. Dy spitalet protokolle të ndryshme trajtimi nga njëri-tjetri. Mjekët e familjes po përdorin një protokoll të gabuar.

Gazetarja Dea Dervishi: Kostoja e trajtimit të një të sëmuri në kushte shtëpie shkon rreth 900 mijë lekë , redemsiviri shitet nën dorë në tregun e zi. Të sëmurët presin deri në 6 orë në ambulanca në pritje para spitalit.

Anxhela Celibashi: Pacienti që ndërroi jetë sot priti dje 3 orë në ambulancë dje. Kapacitetet te Infektivi janë të shteruara.

Gazetarja Fjona Çela: Para dy ditësh një paciente që trajtohej në ambulancë, 10 ditë pa përgjigjen e tamponit. Ka qindra raste si ai i Lutfi Çekirit. Sherbinet e tjera në QSUT jane në kaos të plotë.

Gazetarja Celibashi: Kapacitetet te Infektivi janë të shterruara. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY