Donald Trump bëri postimin e tij të dytë në Twitter, që prej humbjes në zgjedhje kesaj here duke iu drejtuar mediave.
Trump shkruajti: “Qëkur mediat thotë kush do të jetë presidenti i radhës? Këto dy javët e fundit të gjithë kemi mësuar shumë gjëra!”.
Reagimi i tij erdhi rreth një orë pasi ish-Presidenti republikan George W.Bush reagoi publikisht duke thënë se rezultati i zgjedhjeve ishte i “qartë” dhe se zgjedhjet ishin me integritet dhe të drejta, ndërsa Chris Christie, një prej aleateve më të afërta të Trump tha se kishte ardhur koha që ai të tregonte prova për akuzat e lëshuar për manipulim, në të kundërt duhet të “bënte përpara”.
Rrjetet televizive dhe Associated Press janë tradicionalisht ato që njoftojne fituesin e zgjedhjeve duke bërë përllogaritje se cili do të jetë rezultati. Por të dhënat zyrtare duhen ditë që të numërohen dhe të certifikohen si zyrtare.
Nderkaq CNN ka publikuar nje lajm sonte sikur Melania Trump i ka kërkuar bashkëshortit Donald Trump të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, duke referuar burime anonime.
Fill me pas ka reaguar edhe Zonja e Parë.
Në një postim në Twitter, Melania Trump thotë se çdo votë e ligjshme, jo e paligjshme, duhet të numërohet.
“Populli amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votë e ligjshme – jo e paligjshme – duhet të numërohet. Ne duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë”, – shkruan Melania Trump.
CNN, autor i shume raportimeve te paverifikuara per Trump vitet e fundit transmetoi thotë se Melanie ka këshilluar Trump-in që të tërhiqet nga deklaratat se zgjedhjet janë vjedhur, gjithnje duke iu referuar tek burimet e veta. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/