KESH pranon skandalin e marrëveshjes me EFT serbe

KESH pranon skandalin e marrëveshjes me EFT serbe

67
0
Shares

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në përpjekje për të zbehur akuzat e ngritura nga ish-kryeministri Berisha në lidhje me një marrëveshje të dyshimtë mes ERE dhe degës serbe të një kompanie ndërkomëbtare të tregtisë së energjisë ka pranuar se megjithatë nuk ka zbatuar vendimin e ERE për të ndërprerë cdo transaksion apo marrëveshje me kompaninë në fjalë.

“Me Vendimin nr. 131, datë 15/08/2016, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka vendosur ndërprerjen e veprimeve të mëtejshme për finalizimin e procedurës”, thuhet në njoftimin e KESH.

Por sipas KESH procesi kishte përfunduar pa përmendur se mbyllja e procesit ndodh vetëm kur marrëveshja ratifikohet nga ERE.

“Ndërkohë që procedura ishte finalizuar me nënshkrimin e kontratës më datë 27/07/2016 dhe KESH nuk është ftuar në asnjë seancë dëgjimore për një procedurë shqyrtimi të inicuar për vendimarrje nga ERE, me Vendimn nr. 131 datë 15/08/2016, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka vendosur ndërprerjen e veprimeve të mëtejshme për finalizimin e procedurës.

Pavarësisht rezervave lidhur me afatet, procedurat dhe kompetencen e ERE-s në këtë vendim, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare po e ndjek hapat e ankimimit sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi, në konsultim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë dhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë”, thuhet në deklaratën e KESH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY